Gjumi dhe mbështetja ndaj stresit

Nëse do të duhet të bënim një përkufizim se sa i rëndësishëm është gjumi në jetën e secilit prej nesh, e para gjë që na vjen ndërmend është që gjumi luan një rol jetësor në mirëqënien fizike dhe mendore të njeriut.

Nëse do të duhet të bënim një përkufizim se sa i rëndësishëm është gjumi në jetën e secilit prej nesh, e para gjë që na vjen ndërmend është që gjumi luan një rol jetësor në mirëqënien fizike dhe mendore të njeriut. Gjumin e portretizojmë si ai centrali ynë kryesor që vë në lëvizje mekanizmat tonë të funksionimit të gjithë metabolizmit tonë trupor dhe mendor dhe si tillë është rregullator shumë i rëndësishëm i mirëqënies sonë të përditshme. Gjumi është meditimi më i mirë i njeriut shprehet Dalai Lama. Dhe për këtë nevojitet ndjekja dhe kujdesi i një higjene të caktuar. Të mbajturit e një skede të qëndrueshme të gjumit, duke filluar nga elementet bazike të të pasurit e një shtrati konfort, të ndjekurit e një rutine ditë\nate të saktë dhe ndërtimi i zakoneve të shëndetshme gjatë ditës, janë të gjitha këto elementë që kontribuojnë në të pasurin e një higjene sa më ideale të gjumit..

 Disa këshilla që jepen që të kemi një gjumë sa më të rehatshëm, të qetë dhe pa stres:

  1. Ndjekja e një regjimi të rregullt orari, të rënies dhe zgjimit në gjumë.
  2. Eleminimi i dritës përpara gjumit, çka do të thotë që duhet të fiken të gjitha paisjet elektroshtëpiake të paktën një orë përpara se të biem në gjumë
  3. Të krijuarit e një mjedisi sa më të rehatshëm gjumi çka do të thotë që të ketë temperaturë të përshtatshme dhome, një ndriçim sa më komod për gjumë
  4. Meditimi përpara gjumit që e ka fokusin tek të numëruarit e frymëmarrjes,  një guidë e mirëdrejtuar trup-mendje
  5. Rituali i Gjumit – të ndjekurit e një rutine të njëjtë gjumi (të bërit e një banjoje qetësuese, masazhim i fytyrës dhe i këmbëve, Aromatherapy-e cila ka të bëjë me përdorimin e vajërave esencialë, të menduarit e teknikave positive si falenderime
  6. Të ngrënit darkë duhet të jetë disa orë para gjumit dhe rekomandohet limitim i kafeinës, alkoolit, cigares, pijeve me gaz, ushqimeve të rënda, djegëse dhe që mezi treten në organizëm.

Gjumi dhe mbështetja ndaj stresit janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe kanë në qëndër të ndjekurin e higjenës së gjumit për të cilën folëm në fillim. Faktor pozitiv është dhe edukimi i vetes me marrjen e suplementeve dhe vitaminave që ndikojnë pozitivisht në mbështetjen e një gjumi sa më të qetë, disa prej të cilave vlen ti përmendim si udhëzuese për përdorim.

1.Sanavita Valeriana –jep efekt relaksues për të nxitur gjumin fiziologjik.

2.Sanavita Melatonina –një supplement ushqimor që përmban melatoninën që kontribuon për një gjëndje të relaksuar dhe përmbajtja e vitaminës B6 e nevojshme për funksionimin e sistemit nervor

3.Vitality Mensana-kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe atij psikologjik

4.Vitality Plus-redukton lodhjen, stresin dhe është mbështetës ndaj gjumit.

Artikuj të ngjashëm