Menaxhimi i simptomave të infeksionit të veshit tek fëmijët

Një ndër shqetësimet më të shpeshta, që hasen gjatë verës, janë dhimbjet e veshit. Infeksioni në vesh ndodh, kur një mikroorganizëm patogjen prek veshin dhe shkakton inflamacion.

Një ndër shqetësimet më të shpeshta, që hasen gjatë verës, janë dhimbjet e veshit. Infeksioni në vesh ndodh, kur një mikroorganizëm patogjen prek veshin dhe shkakton inflamacion. Shpesh dhimbja e veshit qetësohet pa patur nevojën për t’u drejtuar tek mjeku, duke e trajtuar thjeshtë me pika anti-inflamatore OTC, sipas sugjerimit të farmacistit tuaj. Ka edhe raste, të cilat kërkojnë trajtim me antibiotik, pasi veshi mund të jetë infektuar nga bakteret. Fëmijët janë më të prekurit nga infeksionet në vesh. Infeksioni i veshit duhet trajtuar me kujdes pasi mund të sjellë probleme të mëdha shëndetësore, që shkojnë deri në humbje të dëgjimit. 

Cilat janë simptomat e infeksionit të veshit? 

- Dhimbje tek njëri vesh; 

- Ndjenjë bllokimi në vesh; 

- Dëgjim i mbytur i tingujve; 

- Temperaturë; 

- Nauze; 

- Të vjella; 

- Diarre. 

 

 Cilat janë shkaqet e infeksionit të veshit? 

Një ndryshim i temperaturave, mund të shkaktojë ftohje, dhimbje, gumëzhitje të bezdisshme, fishkëllima, e deri në humbje të përkohshme të dëgjimit. Noti në ujë të kontaminuar mjafton për të shkaktuar otit të jashtëm. Ambientet me shumë fëmijë si çerdhet dhe kopshtet janë më të predispozuarat për përhapjen e patogenëve, që mund të shkaktojnë infeksion në vesh tek fëmijët e vegjël. Ka raste kur infeksionet e veshit shoqërohen me kollë, teshtima dhe hundë të zëna. Tek  fëmijët më të rritur, simptomat e infeksionit në vesh përfshijnë dhimbje, probleme me dëgjimin, një ndjesi të bllokimit, ose të presionit të veshit, sekrecione të veshit, marrje mendësh, humbje të ekuilibrit, si dhe të vjella. Në rastet që infeksioni në vesh nuk shoqërohet me dhimbje, ose ethe mund të tregojë gjithashtu praninë e lëngjeve në vesh. 

Për trajtimin e dhimbjeve të veshit drejtohuni tek profesionistë të kujdesit shëndetësor për të marrë trajtimin e duhur. 

Artikuj të ngjashëm