Zbulo të gjitha benefitet!
Zgjedhja më e mirë për shëndetin, bukurinë dhe mirëqënien tuaj.




Rrjeti farmaceutik Ditë e Natë ka lindur si farmacia që ju gjendet pranë në çdo kohë, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim farmaceutik. Farmacia Ditë e Natë është në gadishmëri për pacientët gjatë ditës, por edhe gjatë natës me shërbime emergjente për medikamente.
Tashmë Farmaci Ditë e Natë gjendet në më shumë se 65 pika në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, etj. Pacientët të cilët marrin shërbimin farmaceutik në farmacitë Ditë e Natë kanë të gjitha benefitet e asaj çka ofron një rrjet farmaceutik.
Farmacia Ditë e Natë punon fort çdo ditë për të përmbushur nevojat tuaja, duke kombinuar avantazhet e farmacisë pranë shtëpisë suaj me forcën e një kompanie të madhe serioze, ku në fokus është cilësia e produkteve dhe siguria e origjinës së tyre. Ne ju ofrojmë profesionalizëm të plotë përmes një stafi farmacistësh, i cili ju përgjigjet çdo pyetje dhe kërkese lidhur me shëndetin tuaj dhe gjithë familjes tuaj.
Shumëllojshmëria e produkteve tona është jo vetëm në medikamente. Ne ofrojmë edhe në produktet e kujdesit të lëkurës dhe të flokëve, produktet që sigurojnë një jetesë të shëndetshme si dhe linjat e dedikuara për fëmijë. Kjo shumëllojshmëri ju jep mundësinë të gjeni të gjitha zgjidhjet me një vizitë në Farmacinë Ditë e Natë më afër jush. Ditë e Natë është rrjeti më i madh i farmacive në të gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Kudo, për të gjithë familjen!

Kujdesi ndaj klientit
Abonohu
Regjistrohu për të marrë njoftimet dhe ofertat tona
© 2025 Dite e Nate - Albania • Politikat e privatësisë • Të gjitha të drejtat e rezervuara. • Ndërtuar nga NMC Soft