Pyetjet më të shpeshta

1. Përse duhet të regjistrohem?

Regjistrimi në faqen tonë ju jep akses në një larmishmëri të shërbimeve Ditë e Natë, të cilat do të thjeshtëzojnë përvojën tuaj në blerje dhe do ta bëjnë atë më të këndshme. Ju mund të kontrolloni historikun e porosive tuaja, të grumbulloni pikë për çdo blerje dhe t`i shfrytëzoni ato për ofertat tona më të fundit. Po ashtu mund të përfitoni nga sistemi ynë i referimit dhe i besnikërisë dhe të shtoni produktet e juaja të preferuara në një listë për një përvojë sa më të mirë të blerjes.

2. Si mund të regjistrohem?

Plotësoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, numrin tuaj të telefonit celular, adresën e emailit dhe një fjalëkalim të zgjedhur nga vetë ju. Nëse dëshironi të merrni email nga Ditë e Natë në lidhje me shitjet dhe ofertat më të fundit, selektoni kutinë pranë preferencave të email të përzgjedhura. Klikoni në butonin e gjelbër "Vazhdo" për të plotësuar të dhënat tuaja. Në moment do të merrni një email në mënyrë që të konfirmoni adresën tuaj elektronike dhe pastaj një tjetër që thotë "Urime". Llogaria juaj është krijuar.

3. A janë të dhënat e mia personale të sigurta?

Farmacia jonë online konsideron çdo informacion të dhënë nga përdoruesi në lidhje me të dhënat personale si dhe informacionin mbi porosinë, si konfidencial dhe sekret. Ne jemi të përkushtuar të mos publikojmë, shkëmbejmë, shesim apo zbulojmë detajet personale të asnjë klienti. Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni faqen e Politikave të Privatësisë.

4. A munden të tjerët të shohin të dhënat e mia personale?

Të gjitha informacionet tuaja, përfshirë recetat, të dhënat shëndetësore, historikun e porosive dhe informacione të tjera personale do të ruhen në mënyrë të sigurt dhe mund të aksesohen vetëm nga ju si dhe nga personeli i autorizuar i Ditë e Natë. Ne jemi 100% të përkushtuar në ruajten privatësinë tuaj.

5. Si mund të bëj një porosi?

Gjithçka që ju duhet të bëni është të shkoni në faqen tonë të internetit dhe atje mund të gjeni të gjitha produktet që ne ofrojmë, të ndara në kategori të ndryshme. Për të porositur në farmacinë tonë online ju duhet të përzgjidhni produktin që dëshironi dhe të klikoni në butonin "Shto në shportë". Pas kësaj, klikoni në ikonën e karrocës në këndin e sipërm, të djathtë të faqes në internet dhe pastaj klikoni në butonin "Shiko". Eshtë në dëshirën tuaj të krijoni një llogari, përmes së cilës informacioni juaj në lidhje me porositë e ardhshme do të ruhet në sistemin tonë ose mund të kontrolloni si një mik i faqes. Më pas ju duhet të vendosni nëse do të paguani me kartë krediti/debiti ose me para në dorë gjatë dorëzimit. Së fundmi, porosia regjistrohet kur kalon pagesa e kartës së kreditit/debitit ose kur klikoni në butonin "Paguani para në dorë gjatë dorëzimit". Më pas do të merrni një email  konfirmimi që përmban të gjitha detajet e blerjes suaj. Porositë realizohen nga ora 9-23. 

6. A mund ta anulloj porosinë?

Për të anulluar një porosi ju lutem telefoni në numrin +355677333777 sa më shpejt të jetë e mundur.

7. A mund të kthehet një produkt mbrapsht?

Për të bërë të mundur kthimin e produktit,  ju mund të na kontaktoni në +355677333777. Kthimi apo zëvendësimi i produktit pranohet brenda 5 ditëve nga data e lëshimit të faturës, me kusht që produktet nuk janë përdorur si dhe nuk është cënuar ambalazhi i tij. Produkti duhet të jetë i shoqëruar së bashku me kuponin tatimor.

Nëse ai dëmtohet gjatë trasportit, atëherë ju keni të drejtë ta riktheni atë. Dorëzimi i produktit për zëvendësim bëhet në farmacinë "Dite Nate" në Rr. Myslym Shyri. Zëvendësimi i tij realizohet po prap në të njëjtën farmaci brenda afateve të parashikuara më sipër me të njëjtën mënyrë pagese.  

 

8. A janë të njëjta çmimet në farmacinë online me ato në farmacitë aktuale?

Po, çmimet janë të njejta. Megjithatë në disa produkte mund të jetë i ndryshëm në varësi të ofertave dhe promocioneve të ndryshme që realizohen çdo muaj.

9. Si mund ta ndryshoj adresën time të e-mail apo informacionin tim personal?

Pasi të krijoni një llogari, ju mund të ndryshoni të dhënat tuaja personale duke klikuar në ikonën me inicialet tuaja dhe më pas klikoni në ‘Profili im’. Aty mund të ndryshoni ose të fshini të gjitha informacionet tuaja personale të ruajtura në faqen e internetit.

10. Sa kohë do të duhet që të marr porosinë time?

Pasi të konfirmohet porosia juaj, stafi ynë në depo paketon me kujdes porosinë tuaj dhe ia dërgon departamentit të logjistikës. Pakoja juaj do të dërgohet me korrierin e rradhës që është i disponueshëm…

11. A janë të gjitha produktet menjëherë të disponueshme?

 Po të gjitha produktet janë menjëherë të disponueshme.

12. Cfarë duhet të bëj nëse më mungon një produkt nga porosia ime?

Kontrolloni me kujdes në çdo paketim në kuti. Kontrolloni emailin dhe historikun e porosive për të konfirmuar që në të vërtetë mungon një produkt nga porosia juaj. Në rast se po, ju këshillojmë që të kontaktoni menjëherë ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit përmes faqes  "Na kontaktoni".

13. Cilat janë opsionet tuaja të pranimit të pagesës ?

Metodat e disponueshme të pagesës janë: Kartat e Kreditit dhe të Debitit si dhe CASH.

14. Ku i bëni dërgesat?

Ne mbulojmë të gjitha dërgesat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.