“Ditë e Natë” është rrjeti më i madh i farmacive në Shqipëri, me mbi 100 pika të shtrira kudo në vend.
I krijuar që në vitin 2015, rrjeti ynë po rritet dhe zgjerohet çdo ditë për të qenë sa më pranë jush. Sot na gjeni në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Lushnjë e shumë zona bregdetare, gjithmonë me produktet më të mira në treg.
Misioni ynë është i thjeshtë: t'ju gjendemi pranë me zgjidhjet më të mira për shëndetin dhe kujdesin e familjes suaj. Prandaj, stafi ynë i kualifikuar është gjithmonë gati t'ju shërbejë me buzëqeshje dhe t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. Nga recetat mjekësore e deri te përkujdesi për bukurinë, flokët, lëkurën apo produktet delikate për fëmijët – gama jonë e gjerë ofron siguri dhe cilësi të garantuar.
Zbuloni më poshtë listën e plotë dhe gjeni farmacinë “Ditë e Natë” më pranë jush!
Kujdesi ndaj klientit
Abonohu
Regjistrohu për të marrë njoftimet dhe ofertat tona
© 2026 Dite e Nate - Albania • Politikat e privatësisë • Të gjitha të drejtat e rezervuara. • Ndërtuar nga NMC Soft