Myku vaginal, problemi më i shpeshtë i femrave gjatë stinës së verës

Infeksioni mykotik vaginal është inflamacioni i vulvës dhe/ose vaginës, i cili shkaktohet nga përhapja e mykut në zonën intime.

Infeksioni mykotik vaginal është inflamacioni i vulvës dhe/ose vaginës, i cili shkaktohet nga përhapja e mykut në zonën intime. Tipi i mykut, që shkakton infeksionin mykotik vaginal është është Candida Albicans. Ajo bën pjesë në florën normale të vaginës dhe vulvës dhe është tejet e shëndetshme në sasi normale. Candida Albicans bëhet problematike në momentin që sasia në vaginë rritet mbi normë. Sipas mjekëve gjinekologë 75% e femrave në Botë janë prekur, të paktën një herë në jetën e tyre, nga infeksionet mykotike vaginale. Faktorët që sjellin shfaqjen e infeksionit mykotik janë: 

  • Ndryshimi i ekuilibrit të pH; 
  • Përdorimi i detergjenëve të papërshtatshëm për zonën intime; 
  • Përdorimi i pecetave menstruale jo të përshtatshme; 
  • Përdorimi i mbathjeve sintetike; 
  • Niveli i rritur i stresit; 
  • Përdorimi i antibiotikëve të pashoqëruar me probiotikë; 
  • Shtatzënia, prej rritjes së nivelit të estrogjenit në sekrecionet vaginale; 
  • Pacientët diabetikë kanë predispozitë më të lartë të shfaqjes së mykut vaginal. 

Por cilat janë simptomat kur një femër preket nga myku vaginal ? 

Sipas ekspertizës së mjekëve gjinekologë simptomat kryesore të infeksionit mykotik vaginal janë skuqja, djegia, kruajtja, ënjtja, dhimbja dhe sekrecionet jo normale vaginale

Por si mund të trajtohet infeksioni mykotik vaginal? 

Së pari sugjerohet të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor. Ata do ju sugjerojnë trajtime të shkurtra topike antimykotikësh. Nëse simptomat nuk qetësohen me trajtime lokale OTC, sugjerohet të bëhet një kulturë vaginale në laborator, për të identifikuar llojin e infeksionit. Mjeku gjinekolog në bazë të analizës, përcakton edhe medikamentin. 

Si të kujdesemi ? 

  • Mos përdorni mbathje të ngushta dhe sintetike. Zgjidhni mbathje pambuku. 
  • Tregoni kujdes në përzgjedhjen dhe përdorimin e detergjentit tuaj intim. Përzgjidhni detergjent të formuluar posaçërisht për higjenën intime, jo abraziv, pa aromë artificiale.  
  • Mos përdorni ujë të nxehtë kur pastroheni, por gjithmonë të vakët.  
  • Gjithmonë shoqëroni përdorimin e antibiotikëve me probiotikë. 

Artikuj të ngjashëm