RRJETI DITË E NATË ËSHTË ZGJEDHJA MË E MIRË,
PËR TË NDËRTUAR KARRIERËN TËNDE.

Eja, bëhu pjesë e familjes tonë të madhe!

BESIMI

  Kushdo që punon me ne mund të jetë i/e sigurtë që ka bërë zgjedhjen e duhur. Marrëdhëniet tona të punës bazohen mbi integritet, profesionalizëm dhe vendime të përgjegjshme.

LIDERSHIPI

  Ne besojmë tek risitë dhe i përgjigjemi në mënyrë proaktive ndryshimeve që ndodhin në mjedisin tonë. Vendosim standarde, duke ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm dhe duke respektuar etikën e biznesit.

PËRGJEGJËSIA

  Mbajmë përgjegjësi, përmes marrëdhënieve me investitorët, si dhe përmes përmbushjes së detyrave të një punëdhënësi të besueshëm, për të gjitha fushat e biznesit tonë, duke filluar nga shëndeti i pacientëve, e deri tek mjedisi dhe çështjet sociale.

PSE TË PUNOSH NË DITË E NATË

Përfitime

Paga konkurruese:

Ne besojmë që më të mirët duhen tërhequr dhe mbajtur fort, prandaj jemi krenarë të ofrojmë paga të njëjta, ose që tejkalojnë tregun.

Sistem bonusi:

Vlerësojmë përkushtimin, ndaj punonjësit mund të fitojnë bonusin e tyre bazuar në rezultatet individuale të detyrave që kryejnë.

Mundësi zhvillimi
dhe rritje në karrierë:

Çdo punonjës ka ndikimin e vet në zhvillimin e kompanisë. Ata mund të promovohen brenda departamentit të tyre ose në një drejtim tjetër.

Të punuarit me standarde dhe proçedura:

Puna me standard është si hapat që hedhim në një shkallë. Fillon nga fundi, përmirëson procesin dhe kalon një shkallë.

Vendndodhja:

Ditë e Natë ndodhet kudo dhe ofron shërbime dhe produkte, për gjithë familjen! Ne ndodhemi kudo dhe kjo ju mundëson të zgjidhni vendin, në të cilin punoni.

POZICIONE VAKANTE

Farmacist/e

Përshkrimi

Kërkohen Farmacistë të kualifikuar për t'i shërbyer pacientëve në marrjen e anamnezës dhe në trajtimin e simptomave, si dhe në orientimin e pacientëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme (të orientojnë pacientin tek mjeku përkatës, kur rasti është përtej tagrit të tyre). Farmacistët duhet të interpretojnë dhe rishikojnë recetën e mjekut, në rast të gabimeve të dozimit apo të papajtueshmërive terapeutike, si dhe të kenë aftësi të mira në shërbimin ndaj pacientit/klientit.

Detyrat

Interpretimi dhe ekzekutimi i recetave të mjekut;

• Monitorimi i terapive të pacientëve, këshillimi, si dhe informimi i pacientëve mbi efektet e mundshme anësore;

• Udhëzimi i pacientëve për mënyrën e përdorimit të barnave ose produkteve të tjerë farmaceutike;

• Kryerja e shërbimeve mjekësore si, matja e tensionit, matja e temperaturës dhe kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak;

• Mbajtja e një ambienti pune të sigurt dhe të pastër;

• Përmbushja e kërkesave operacionale për farmacinë, që do të thotë, kontrolli i furnizimeve, pagesat, si dhe kontrolli i vazhdueshëm dhe heqja nga inventari i barnave të skaduara/dëmtuara;

• Zbatimi i legjislacionit farmaceutik dhe i procedurave që drejtojnë praktikën farmaceutike;

• Kryerja e detyrave të tjera administrative, sipas kërkesës.

Kualifikimet

• Diplomë në Farmaci dhe anëtarësi në Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë;

• Eksperiencë si Farmacist;

• Licensë për ushtrimin e profesionit të Farmacistit ose Drejtuesit Teknik;

• Njohuri të mira për kuptimin/interpretimin dhe dhënien e saktë të dozave të kërkuara, për lëndët aktive dhe për emrat tregtarë farmaceutikë;

• Njohuri kompjuterike;

• Aftësi të shkëlqyera organizative;

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe me shkrim.

MUNDËSI PËR TË KRYER PRAKTIKËN PROFESIONALE & INTERNSHIPS

Për të gjithë studentët e vitit të V, Ditë e Natë ofron mundësinë për të kryer praktikën profesionale pranë farmacive të saj.

Për të gjithë studentët e vitit të III & IV, Ditë e Natë ofron mundësinë për të kryer një program 3 mujor internship-i.