PHYTO COLOR 6 BLOND

 
 
Phytocolor Dark Blonde, është një bojë flokësh e pasuruar me pigmente bimore të cilat mbulojnë thinjat dhe hidratojnë e ushqejnë flokun. Pas aplikimit flokët marrin një ngjyrë bjonde të errët  plot shkëlqim. Nuk përmban amoniak, resorcin. Ka aromë të butë.
Instructions for use
Për aplikimin e parë në flokë të gjatë ose shumë të trashë, ju rekomandojmë të përdorni dy komplete.
 
Aplikimi në flokë që nuk janë lyer më parë:
Aplikojeni përzierjen në rrënjë, duke i ndarë flokët, fije pas fije, me ndihmën e majës së aplikuesit. Krehni pjesën e mbetur të produktit nëpër flokë dhe masazhoni me kujdes.
 
Lëreni të paktën 45 minuta në flokë gri për rezultate më të mira, në rastet e tjera për 30 minuta. Menjëherë pas kësaj, hidhni një sasi të vogël uji të vakët në flokë dhe masazhoni butësisht për të shkumëzuar produktin.
 
Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët derisa uji të jetë i pastër. Mos e lani me shampo. Përhapeni maskën mbrojtëse në të gjithë flokun dhe shpëlajeni menjëherë.
 
Aplikimi në flokë të lyer:
Aplikojeni përzierjen në rrënjë, duke i ndarë flokët, fije pas fije, me ndihmën e majës së aplikuesit. Lëreni të veprojë për 20 minuta që ngjyra të ketë efekt në rrënjë.
 
Krehni pjesën e mbetur të produktit nëpër flokë. Lëreni për 10 minuta. Menjëherë pas kësaj, hidhni një sasi të vogël uji të vakët në flokë dhe masazhoni butësisht për të shkumëzuar produktin.
 
Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët derisa uji të jetë i pastër. Mos e lani me shampo. Përhapeni maskën mbrojtëse në të gjithë flokun dhe shpëlajeni menjëherë.
 
Para përdorimit, ju lutemi lexoni udhëzimet e sigurisë në fletëpalosjen plotësuese.
Mos i lyeni flokët nëse keni skuqje në fytyrë ose lëkurë të kokës të ndjeshme, të irrituar dhe të dëmtuar.