JOVESTO 0.5MG/ML 120ML
Solucioni oral Jovesto është një ilaç antialergjik, me substancë aktive Desloratadina i cili nuk shkakton përgjumje. Ndihmon në kontrollin e reaksioneve alergjike dhe simptomave të tyre. Solucioni oral Jovesto lehtëson simptomat që lidhen me rinitin alergjik (teshtima, rrjedhjen ose kruarjen e hundës, kruarjen e qiellzës, sytë e skuqur ose të përlotur). Solucioni përdoret gjithashtu për të lehtësuar simptomat e urtikarisë (një gjendje e lëkurës e shkaktuar nga një alergji).
Instructions for use |
Për fëmijët nga mosha 1 deri në 5 vjeç, doza e rekomanduar është 2,5 ml (gjysmë lugë çaji 5 ml) tretësirë orale ditore. Për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç doza e rekomanduar është 5 ml (një lugë çaji 5 ml) tretësirë orale në ditë.
Për të rriturit dhe adoleshentët (mbi 12 vjeç doza e rekomanduar është 10 ml (2 lugë gjelle nga 5 ml) tretësirë orale në ditë.
|
---|