NEUTROGENA VISIBLY CLEAR 2IN1 WASH MASK
Maska larëse Neutrogena Spot Controlling 2-në-1 ndihmon në pastrimin e difekteve që në përdorimet e para. Largon yndyrën e tepërt dhe ruan shtresën mbrojtëse të lëkurës duke e bërë atë më të pastër. Me teknologjinë ekskluzive ClearDefend kjo formulë ndihmon në pastrimin e thellë të poreve dhe eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës duke hequr vajin dhe papastërtitë dhe pa e irrituar lëkurën. Përdoreni si maskë javore për fytyrën për të hequr yndyrën e tepërt dhe për të stabilizuar lëkurën, duke e lënë atë të freskët, të gjallëruar dhe me pamje të shëndetshme. I përshtatshëm për lëkurë sensitive dhe lëkurë mikse.
Udhëzime për përdorim |
Si larës: Masazhojeni produktin në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë të lagur duke krijuar shkumë, duke shmangur zonën delikate të syve. Më pas shpëlajeni me ujë.
Si maskë: Lëreni një shtresë të hollë të produktit në fytyrë dhe prisni 5 minuta. Shpëlajeni mirë me ujë, duke hequr pjesën e mbetur me pambuk.
|
---|