EVA MYCOSIS - 10 OVULA

 
 
Ovulat Eva Mycosis përdoren për të parandaluar infeksionet mykotike dhe balancojnë florën vaginale. Gjithashtu lehtësojnë ndjesinë e djegies dhe qetësojnë irritimet.
Përshkrimi i produktit
Eva Mycosis me acid borik, vaji i pemës çajit dhe acid laktik pengon rritjen e kërpudhave brenda 48 orësh.
Acidi borik - bllokon veprimin e kërpudhave Candida.
Acid laktik - ekuilibron mjedisin acid vaginal.
Ekstrakti i kamomilit dhe pantenoli lehtëson ndjesinë e djegies, acarimit dhe ushqen mukozën e dëmtuar të vaginës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzues e paketimit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Rekomandohet të merrni 1 ovul në ditë për pesë - shtatë ditë para gjumit.
Hapni kutinë dhe hiqni ovulën, futeni thellë në vaginë me ndihmën e gishtit tregues.
Paralajmërime
Vetëm për përdorim vaginal.
MOS e gëlltit.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve.
MOS e përdorni në rastet kur himeni është i paprekur.
MOS e përdorni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruhet në vend të thatë të freskët (<25°C), larg dritës dhe nxehtësisë.
Gjatë muajve të verës ruajeni në frigorifer.
Përbërësit
Acid borik, Vaj i pemës së çajit, Acid Laktik, Ekstrakt Kamomili, Panteol.