ALGOFEN TABS 500 MG 20
Algofen është medikament që përmban si princip aktiv Paracetamol. Përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri në mesatare, duke përfshirë dhimbjet reumatike dhe muskulare, dhimbjen e shpinës, nevralgjinë, migrenën, dhimbjen e kokës, dhimbjet e dhëmbëve, dismenorrenë, ethet. Gjithashtu përdoret për lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe gripit. Algofen lehtëson dhimbjen dhe redukton inflamacionin dhe temperaturën.
Udhëzime për përdorim |
Përdoreni gjithmonë këtë medikament saktësisht siç përshkruhet në këtë fletëudhëzues ose siç udhëzohet nga mjeku ose farmacisti juaj. Nëse keni dyshime, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit - Doza e rekomanduar është 1 tabletë, për t'u përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa i kaluar 6 doza në ditë. Në rast dhimbjeje të forta ose temperaturë të lartë, 2 tableta nga 500 m, mund të përsëriten nëse është e nevojshme pas jo më pak se 4 orësh.
Tek të rriturit, doza maksimale orale është 3000 mg Algofen në ditë.
|
---|