DICLAC 1% XHEL - 100 G

 
 
Diclac 1 % xhel përmban diklofenak që përdoret për inflamacionin dhe dhimbjen e kyçeve, muskujve dhe reumatizmën. Lehtëson gjithashtu dhimbjen pas traumave dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. I pështatshëm për përdorim në të rritur.
Indikacione
Indikohet për:
  • Dhimbjen e lehtë deri në mesatare të muskujve
  • Llojet e hematomave
  • Dhimbjen pas traumave
  • Format e lokalizuara të reumatizmës, osteoartritit të kyçeve periferike dhe shpinës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit: Vendosni një shtresë të hollë të Dagesil në zonën e prekur, 2 deri në 3 herë në ditë. Kohëzgjatja e trajtimit varet nga indikacionet dhe përgjigja ndaj trajtimit. Lajini duart pas përdorimit. Mund të përdoret si trajtim ndihmës me barnat anti-inflamatorë jo steroidë oralë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Diclac:
  • Nëse jeni alergjik ndaj diklofenak ose ndaj përbërësve të tjërë të këtij bari.
  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj acidit acetilsalicilik ose ndaj barnave të tjerë antiinflamatorë jo steroidë të cilat mund të çojnë në astmë ose skuqje ose reaksione të tjera alergjike.
  • Nëse jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
  • Në plagë të hapura.
MOS e gëlltisni.
MOS e ekspozoni zonën e trajtuar në diell.

Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të xhelit Dagesil:
  • Nëse jeni shtatzënë, planifikoni të mbeteni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Nëse po trajtoheni ose keni marrë së fundmi ose mund të merrni barna të tjerë.
Për përdorim të jashtëm.
 


 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës së shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni në paketim të mbyllur dhe temperaturë optimale prej 25°C.
Përbërësit
Lënda aktive është: Diklofenak natrimi. Përbërësit e tjerë janë: RRR-alfa tokoferol, karbomer (980), diciloleat, 2-oktildodekanol, lecitinë, tretësirë amoniti, aromë Vert de crème, izopropanol, Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë