OKITASK 40 MG - 10 BUSTINA

 
 
Okitask përdoret për trajtimin dhe lehtësimin e dhimbjes, dhimbjes së kokës, dhimbjes menstruale dhe dhimbjeve të muskujve. Mund të tretet direkt në gojë dhe jep efekt brenda disa minutave.
Përshkrimi i produktit
Okitask përmban Ketoprofen, i cili përdoret për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara si: dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje kyçesh dhe muskuloskeletike, dhimbje menstruale. Bustina mund të vendoset direkt në gjuhë dhe tretet me përshtymë duke çuar në përthithje më të shpejtë në organizëm.
Indikacione
Indikohet për trajtimin e:
  • Dhimbjes së kokës
  • Dhimbjes së dhëmbit
  • Dhimbjes së kyçeve dhe kockave
  • Dhimbjes menstruale
  • Dhimbjes së muskujve
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
 
Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 bustinë direkt në gojë, dozë e vetme ose të përsëritur 2-3 herë në ditë pas vakteve.
 
Paralajmërime
MOS përdorni asnjë produkt tjetër që përmban Ketoprofen, barna të tjerë antiinflamatorë kur merrni këtë bar.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ketoprofenit ose ndonjë përbërësi tjetër të produktit.
Të mos u jepet fëmijëve nën 15 vjeç.
MOS e përdorni për një kohë të gjatë pa këshillën e mjekut.
MOS e merrni nëse vuani nga fenilketonuria.
Ndaloni trajtimin në rastet e shqetësimeve në shikim si paqartësi në pamje.
 
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Ketoprofen nëse:
  • Keni probleme me hipertensionin, sepse ketoprofeni mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut
  • Gjendja juaj shëndetësore nuk përmirësohet
  • Ju keni probleme serioze me veshkat ose mëlçinë
  • Ju keni ose keni pasur astmë
  • Jeni i moshuar
  • Vuani nga hemorragji gastrointestinale, ulçeracion dhe perforacion.
  • Trajtoheni me barna të tjerë.
Informacione të tjera
Mbajeni barin larg fëmijëve.
Mos e ruani mbi 25°C.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Çdo bustinë përmban 40 mg të lëndës aktive - ketoprofen.
Përbërës të tjerë: Povidon, silicë koloidale, hidroksi propil metil celulozë, eudragit EPO, sulfat natriumi dodecil, acid stearik, stearat magnezi, aspartame, manitol, ksilitol, talk, aromë lime, aromë limoni, Aromë të mentes.