KAPSIKUM PLASTER ME KAL

 
 
Kapsikum Plaster Me kal është relaksant i muskujve lokalë i cili vepron duke ngrohur dhe trajtuar pjesë të ndryshme të trupit që janë prekur nga dhimbja e muskujve dhe kyçeve, për shkak të dëmtimeve sportive ose arsye të tjera të ndryshme si: dhimbje të forta të qafës, shpinës dhe mesit. Përdoret nga të rriturit. 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit. 
Pastroni dhe thani zonën e prekur. 
Hiqeni veshjen e letrës nga ana e ngjitëses dhe vendoseni në zonën e prekur. 
Shtypeni butësisht derisa të ngjitet në lëkurë.  
Mbajeni për 24 orë dhe zëvendësojeni me një të re nëse është e nevojshme.  
Hiqeni duke e tërhequr në drejtim e rritjes së qimeve. 
 
Paralajmërime
MOS aplikoni kapsikum në zona ku lëkura është e dëmtuar ose mbi plagë të hapura. 
MOS e përdorni gjatë shtatzanisë. 
MOS vazhdoni trajtimin nëse ndjeni ndonjë efekt të pakënaqshëm. 
MOS e përdorni nëse shfaqet acarim ose mbindjeshmëri e dukshme në lëkurë. 
 
Kujdes:
Në fillimin e aplikimit, do të ndjeni pak ndjesi djegie për shkak të ngrohjes së përbërësve. 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të errët, të mbyllur mirë, të thatë dhe të freskët.
Përbërësit
Camphor, Turpentine, Lanolin, Oleoresin, Wax.

Të tjerët gjithashtu blenë