IALUSET 0.2% CREAM - 25 G

 
 
Kremi Ialuset është një produkt për lëkurën me bazë acidi hialuronik që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës. Ndihmon gjithashtu në shërimin e plagëve dhe trajton djegiet, ulçerat sidomos ato me origjinë venoze dhe plagët pas operacioneve. Tolerohet mjaft mirë.
 
Përshkrimi i produktit
Kremi Ialuset është i formuluar me acid hialuronik që vepron në të gjitha fazat e proceseve të shërimit dhe ofron një hidratim optimal të lëkurës. Përshpejton shërimin dhe rigjenerimin e plagëve të lëkurës.
 
Indikacione
Indikohet në trajtimin e:
  • Plagëve jo të infektuara
  • Djegieve
  • Ulçerave, Ulçerave venoze
Udhëzime për përdorim
Pastrojeni plagën mirë përpara çdo aplikimi.
Aplikoni një shtresë të trashë 2-3 mm të kremit në plagë dhe shpërdajeni në një garzë sterile dhe vendoseni në plagë.
Garza mund të mbahet në vend me një bende të përshtatshme.
Vendoseni kremin çdo 24 orë deri në shërim të plotë.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Ialuset nëse jeni të mbindjeshëm ndaj acidit hialuronik dhe përbërësve të tjerë të kremit.
MOS e përdorni kremin nëse paketimi i tubetit është i dëmtuar.
MOS e gëlltisni.
 
Kujdes:
Ndiqni metodat e përshkruara në paragrafin e udhëzimeve për pastrimin dhe dezinfektimin e plagëve.
 

 

Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën temperaturën 25°C.
 
Përbërësit
Acid hialuronik (kripë e natriumit) (0.2 %)
Glukozid cetearil, Decilester i acidit oleic, Alkool cetiarilik, Lauril sulfati i natriumit, Cetearil sulfat natriumi, Glicerol, Sorbitol i lëngshëm, Acid sorbic, Metil parahidroksibenzoat, Propil parahidroksibenzoat, Dihidrat citrate natriumi, Ujë.
 
 

Të tjerët gjithashtu blenë