MOLUTREX SOLUCION FOR LOCAL APPLICATION ON SKIN 5 % - 3 ML

 
 
Molutrex është një tretësirë për aplikim lokal në lëkurë me hidroksid kaliumi. Rekomandohet për trajtimin e Molluscum contagiosum, një infeksion viral i karakterizuar nga shenja që mund të shfaqen kudo në trup. Mund të përdoret në fytyrë dhe trup (përveç rreth zonës së syve dhe mukozës) te të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 2 vjeç.
Udhëzime për përdorim
Aplikojeni në zonën e prekur 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, me aplikuesin e përfshirë brenda paketimit.
Gjatë aplikimit, vendoseni shishen në një sipërfaqe të sheshtë për të shmangur derdhjen.
Nuk ka nevojë të shpëlahet.

 

Paralajmërime
MOS përdorni në lëkurë të shëndetshme ose në plagë të hapura.
MOS e përdorni në mukozën ose rreth syve.
MOS e përdorni te fëmijët nën 2 vjeç.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik nga ndonjë prej përbërësve.
MOS e përdorni në Molluscum contagiosum të infektuar ose të inflamuar.
Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji. MOS e përdorni në pjesë të trupit që mund të vihen në kontakt me foshnjën.
MOS e përdorni te pacientët me ekzemë akute atopike.
MOS e përdorni te njerëzit me deficit të sistemit imunitar.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Ky produkt duhet të aplikohet nga një i rritur.
Për përdorim të jashtëm.
Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni me ujë për 15 minuta dhe konsultohuni me mjekun.
Në rast të kontaktit me gishtat mos fërkoni sytë ose mukozat, lani duart menjëherë.
Lani duart pas çdo aplikimi (është gërryes).
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
 
Përbërësit
Hidroksid kaliumi, Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë