RHINOSTOP X 20 TABLETS

 
 
Rhinostop lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik si kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës, ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse, rritjen e sekrecioneve nga hunda dhe teshtimave. Përmban Paracetamol që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyçeve. Pseudoefedria është dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës. Klorfenamina është antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj.
Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë çdo 6 orë. Të mos përdoren më shumë se 4 tableta në 24 orë.
 

Të tjerët gjithashtu blenë