STREPSIL PLUS - 24 LOZENGE

Strepsils Plus janë lozenge, që shkrihen në gojë. Lozenget luftojnë bakteret në gojë dhe infeksionet e fytit. Gjithashtu përmban lidokainë që krijon ndjesinë e mpirjes, duke ulur ndjesinë e dhimbjes.
Përshkrimi i produktit
Strepsils Plus janë lozenge që përmbajnë Alkol diklorobenzil , Amilmetakresol  dhe Lidokainë. Alkoli diklorobenzil dhe Amilmetakresol janë antiseptikë të cilët luftojnë bakteriet në kavitetin e gojës dhe në infeksionet e grykës. Lidokaina është anestezik lokal që mundëson mpirjen e fytit duke reduktuar dhimbjen. Strepsils Plus përdoret për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç në rast simptomash të një acarimi apo dhimbje të fytit.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 1 lozenge që shkrihet në gojë, çdo 2 orë.
Maksimumi të përdoren 8 lozenge në 24 orë.
 
Paralajmërime
MOS përdorni Strepsils Plus nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve.
  • Jeni më të vegjël se 12 vjeç.
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjen me gji.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj në qoftë se:
  • Simptomat janë të vazhdueshme dhe shoqërohen me temperaturë ose dhimbje koke.
  • Jeni azmatik.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të thatë dhe në temperaturë 25°C.
Përbërësit
Alkol Diklorobenzil, Amilmetakresol, Lidokainë.
Përbërës të tjerë: Acid Tartarik, Vaj Menteje, Levomentol, E132, E104, Sukrozë, Glukozë dhe Sakarinë.
 

Të tjerët gjithashtu blenë