BRONCHO STOP - 150 ML

 
 
Bronchostop është një shurup bimor i formuluar me ekstrakt të bimës së trumzës dhe ekstrakt të rrënjës së Mëllagës që përdoret për të lehtësuar kollën e thatë. Ndihmon në nxjerrjen e mukusit të trashës dhe qetëson fytin e irrituar dhe mukozën e rrugëve të frymëmarrjes. Ky shurup me shije mjedre rekomandohet të përdoret dhe për fëmijë dhe të rritur.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Doza e rekomanduar: Fëmijët midis moshës 4 - 11 vjeç: 7.5 ml çdo 3-4 orë (4 deri në 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri në 45 ml).
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: 15 ml çdo 3-4 orë (4 deri në 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri në 90 ml).
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e përdorni nëse jeni alergjikë ndaj ndonjë prej përbërësve.
MOS ia jepni fëmijëve nën moshën 4 vjeç.
Të mos u administrohet personave që abuzojnë me alkoolin.
 
Kujdes:
Konsultohuni me doktorin tuaj para se të përdorni barin, nëse:
  • Jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer me gji.
  • Keni intolerancë ndaj disa sheqernave ose nëse jeni diagnostikuar me intolerancë trashëgimore të fruktozës.
  • Keni temperaturë, vështirësi në frymëmarrje ose sputum purulent.
  • Keni insuficencë renale ose epilepsy.
  • Po merrni barna të tjerë.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Pasi të keni hapur flakonin, përdoreni brenda 4 javësh.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti kartoni/paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
 
Përbërësit
Ekstrakt i thatë i trumëzës, Ekstrakt i lëngshëm i rrënjës së mëllagës; Ksilitol (E 967), Metil-4-hidroksibenzoat (E 218), Propil-4-hidroksibenzoat (E 216), Koncentrat i lëngut të mjedrës (që përmban sakarozë, glukozë dhe fruktozë), Aromë mjedre (që përmban propilen glikol (E 1520)), Gomë ksantan, Acid citrik monohidrat (E 330), Maltodekstrinë, Gomë arabike, Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë