LEVOTUSS SYRUP 30MG/5ML - 200 ML

 
 
Shurupi Levotuss 30 mg/5 ml me shije qershie përdoret për trajtimin simptomatik të kollës së thatë dhe është i përshtatshëm për fëmijë mbi 2 vjeç dhe të rritur.    
 
Përshkrimi i produktit
Levotuss përmban Levodropropininë si përbërësin aktiv, një bar supresant të kollës me veprim antitusiv periferik. Levotuss është në formë shurupi me shije qershie që e bën atë të lehtë për tu përdorur nga fëmijët mbi 2 vjeç dhe të rriturit.
 
Indikacione
Indikohet:
si qetësues i kollës së thatë.
 
Udhëzime për përdorim
Të rriturit: Rekomandohen të merren 10 ml shurup deri në 3 herë në ditë, në intervale prej të paktën 6 orësh. 
Fëmijët 10-20 kg: Rekomandohen të merren 3 ml 3 herë në ditë. 
Fëmijët 20-30 kg: Rekomandohet të merren 5 ml 3 herë në ditë
Për të hapur flakonin është e nevojshme të shtypni fort kapakun dhe njëkohësisht ta rrotulloni atë në drejtimin orar.
Këshillohet që bari të merret ndërmjet vakteve, me stomak bosh. 
Trajtimi duhet të vazhdojë derisa kolla të qetësohet. Sidoqoftë, nëse kolla është akoma e pranishme pas 2 javësh terapi, këshillohet të ndërprisni trajtimin dhe të këshilloheni me mjekun. 
 
Paralajmërime
Mos e përdorni Levotuss:
  • Nëse jeni alergjik nga përbërësit e shurupit  
  • Nëse keni sekretim hiperbrankial dhe ulje të funksionit mukozillar (sindroma Cartagener, dyskinesia ciliare)
  • Në shtatzëni dhe ushqyerje me gji
  • Në fëmijët nën 2 vjeç.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. 
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
 
Përbërësit
Sukrozë, Metil-para-hidroksibenzoat, Propil-para-hidroksibenzoat, Acid citrik monohidrat, Hidroksid natriumi, Shije qershije, Ujë i Purifikuar.
 

Të tjerët gjithashtu blenë