ENTELACT VIAL - 15 ML
Entelact është një suplement ushqimor me vaj Luledielli, Probiotikë dhe Zink që përdoret për rivendosjen e ekuilibrit të florës së zorrëve. Vaji i lulediellit është i pasur me Vitaminë E që është një antioksidant i fuqishëm dhe forcon sistemin imunitar. Probiotikët kontribuojnë në shëndetin dhe mirë funksionimin e traktit tretës. Ato janë të rëndësishëm në trajtimin e shqetësimeve të tilla si diarreja. Zinku ul kohëzgjatjen e diarresë dhe kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara pëdorimit.
Rekomandohet të merrni 10 pika në ditë.
|
---|---|
Paralajmërime |
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
Kujdes:
Pas hapjes rekomandohet të ruani flakonin Entelact në frigorifer dhe ta konsumoni brenda 30 ditëve.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Koha e ruajtjes i referohet produktin të pahapur dhe të ruajtur në mënyrën e duhur në paketimin origjinal.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
|
Përbërësit |
Lulediell (Helianthus annus L.) vaj i farës, Bifidobacterium bifidum SGB02, Citrat Zinku, Lactobacillus rhamnosus SGL06. Vitaminë E (DL-alfa-acetat tokoferoli).
|