GASTREN 48TAB

 
 
Gastren ndihmon në neutralizimin e aciditetit të stomakut. Përmban Karbonat kalciumi dhe karbonat magnezi. Ofron lehtësim të menjëhrshëm të djegieve dhe dhimbjeve retrosternale (ndjesi djegieje dhe dhimbje nga stomaku), ankesat gastrike që lidhen me urthin dhe sekretimin e acidit. Ndihmon në reduktimin e simptomave të ulcerës gastrike dhe duodenale.


 
Udhëzime për përdorim
Të rriturit dhe fëmijët ≥ 12 vjeç:
1-2 tableta që përtypen si një dozë e vetme, mundësisht të merren një orë pas ngrënies dhe para se të shkoni në shtrat, por edhe ndërmjet vakteve në rast të urthit apo dhimbjeve epigastrike.
Nuk rekomandohet për fëmijët nën 12 vjeç.
Mënyra e administrimit: Për përdorim oral. Tabletat duhet të përtypen. Nuk kërkohet ujë.