DUPHALAC SHURUP - 200 ML

 
 
Duphalac është produkt në formë të lëngshme që mund të përdoret nga fëmijë dhe të rritur. Ai është një bar me efekt laksativ, i cili përmban laktulozë.
 
Përshkrimi i produktit
Duphalac përdoret për të trajtuar konstipacionin (kapsllëkun) si dhe encefalopatinë hepatike një sëmundje të mëlçisë që shkakton konfuzion dhe dridhje. Laktuloza në përmbajtje të këtij bari i jep efekt laksativ. Laktuloza ndihmon në pëthithjen e ujit në zorrë dhe rrit peristaltikën. Duphalac gjithashtu përmban laktozë, galaktozë dhe fruktozë që ndihmojnë në zbutjen e feçeve dhe e bën më të lehtë kalimin.
 
Udhëzime për përdorim
Në qoftë se mjeku juaj nuk ju udhëzon ndryshe, rekomandohet të merrni:
 
Në konstipacion:
  • Të rriturit dhe adoleshentët: 15-45 ml shurup në ditë, pas kësaj doza mund të rregullohet në 15-30 ml,
  • Fëmijët 7 deri 14 vjeç: 15 ml në ditë pas kësaj doza mund të rregullohet në 10-15 ml,
  • Fëmijët 1-6 vjeç: 5-10 ml në ditë,
  • Foshnjat nën 1 vit: 5 ml në ditë.
Në encefalopatinë hepatike:
  • Të rriturit: Doza e zakonshme fillestare është 3 deri në 4 herë në ditë prej 30-45 ml.
 
Paralajmërime
MOS merrni Duphalac nëse vuani nga:
  •  intoleranca ndaj galaktozës ose fruktozës,
  •  mungesa totale e laktazës,
  •  përthithja jo e mirë e glukozë-galaktozës.
Kujdes:
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni Duphalac nëse vuani nga ndonjë gjendje mjekësore ose sëmundje, në veçanti:
  •  nëse vuani nga dhimbje barku të pashpjegueshme
  •  nëse jeni në intolerant ndaj laktozës
  •  nëse keni diabet
  •  nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer me gji
Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg shikimit dhe arritjes së fëmijëve.
Mos e përdorni Duphalac pas datës së skadencës së shënuar në shishe. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni në temperatura nën 25°C. Mos e vendosni në frigorifer ose ngrini.
Përbërësit
Laktuloza, Sheqerna, Laktozë, Galaktozë, Fruktozë, Sulfite.
 

Të tjerët gjithashtu blenë