PROTARGOL 0.5% - 10 ML

 
 
Protargol është një bar në formë të lëngshme specifik për hundën dhe veshët. Ndihmon në zhbllokimin e hundës dhe ka një veprim antibakterial në mukozën e hundës. Përdoret si dezinfektues dhe parandalon infeksionet bakteriale të veshëve. Paketimi ka një pikatore dhe ndihmon në administrimin e produktit me lehtësi me pika.
 
Përshkrimi i produktit
Protargoli është një barë që ka përbërës aktiv Proteinatin e argjendit që ka efekte dekongjestionuese dhe antiseptike dhe vepron kundër infeksioneve bakteriale. Përdoret si dekongestant dhe antiseptik i mukozës së hundës dhe ka një veprim antiseptik në mukozën e veshit.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të përdorni 1-2 pika në secilën vrimë të hundës ose në kanalin e veshit, 2-3 herë në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse jeni alergjik nga Proteinati i argjendit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
MOS e gëlltisni.
 
Kujdes:
Për përdorim të jashtëm.
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij produkti nëse:
  • Merrni barna të tjera.
  • Merrni produkte që përmbajnë Papainë (Nga fruti i Papajës).
Informacione të tjera
Të mbahet larg fëmijëve. 
Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës.
Të mbahet në pozicion vertikal për të parandaluar derdhjen.
Përbërësit
Proteinat argjendi, Fosfat natriumi monobazik, Fosfat natriumi monobazik, Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë