SAGINIL – 10 OVULA VAGINALE

 
 
Saginil me ovula vaginale është një bar që përdoret tek femrat për të ruajtur një mukozë të shëndetshme vaginale në raste të inflamacionit ose infeksioneve bakteriale.
Përshkrimi i produktit
Ovulat Saginil përdoren për të ruajtur fiziologjinë dhe funksionin normal të mukozës vaginale dhe për të trajtuar simptomat në raste të vaginitit.
Vaginiti është një patologji e vaginës e shkaktuar nga infeksione, stimuj inflamatorë (mund të transmetohen seksualisht) ose administrim i barnave të përdorura në kimioterapinë anti-tumorale (anti-estrogjenet). Këto gjendje karakterizohen nga hiperaktiviteti i mukozës i shoqëruar me edemë, ndjenjë tensioni, sekrecione vaginale dhe shqetësime lokale ose të përgjithshme.
Indikacione
Indikohet në:
  • Trajtimin e simptomave të hiperaktivitetit vaginal të shkaktuara nga antiseptikët në rastet e vaginitit.
  • Hiperaktiviteti vaginal i shkaktuar nga vendosja e kontraceptivëve.
  • Simptomat vulvovaginale për shkak të përdorimit të barnave anti-estrogjenik (në femrat me kancer gjiri).
Udhëzime për përdorim
Në trajtimin e vaginitit: Rekomandohet të përdorni 1 ovulë në ditë, një herë në dy ditë për një cikël prej 10 ditësh.
Në trajtimin anti-estrogjenik: Rekomandohet përdorimi i 1 ovulë në ditë deri në pakësimin e simptomave.
Lani duart përpara përdorimit dhe aplikoni ovulën butësisht në vaginë.
Preferohet të aplikoni ovulat në darkë përara gjumit.
Paralajmërime
MOS i gëlltisni.
MOS i përdorni nëse jeni alergjik nga ndonjë prej përbërësve.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<30°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Trigliceride C10-C18, Polisorbat 65, Adelmidrol (INN), Acetat tokoferili, Alkool fenetili, Fitosfingozinë.