GELONE SOLUCION LENTESH 100ML

 
 
Solucion lentesh Gelone është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lenteve. Përmban Hialuronat Natriumi që është substancë natyrale për trupin e njeriut. Ka efekt antibakterial dhe antiinflamator. Dezinfekton dhe hidraton lentet duke larguar proteinat dhe lipidet që përmban loti.  Paketimi i vogël 100ml është ideal në raste udhëtimi.
Udhëzime për përdorim
Lani duart përpara se te përdorni lentet.
Vendosni 3 pika të produktit në secilën anë të lentes dhe fërkojeni butësisht për 10 sekonda.
Shpëlaje çdo anë të lentes për 5 sekonda. Vendosni lentet e pastruara të kontaktit në kutinë e lenteve dhe mbusheni me tretësirë të re Gelone.