CERUMINA AQUA WORK - 2 TAPA PËR VESHËT

Cerumina Aquawork janë tapa silikoni të ripërdorshme që mbrojnë veshët nga zhurmat dhe uji. Ato janë komode dhe mund të përdoren në aeroplanë, gjatë notit në pishina ose në det, për punëtorët në vendet me zhurmë të lartë.
Udhëzime për përdorim
Lani duart përpara aplikimit. Vendosni aplikatorin në tapën e veshit. Vendoseni tapën e veshit butësisht në vesh, hiqni aplikatorin.
Për më shumë informacion se si të aplikoni tapat e veshit, konsultohuni me fletëudhëzuesin brenda paketimit.
Pas përdorimit, lajini me sapun dhe ujë të ngrohtë, thajini në temperaturë ambjenti dhe ruajini brenda konteinerit plastik.
Paralajmërime
MOS e përdorni gjatë drejtimit të automjetit.
MOS e shtyni tapën thellë në kanalin e veshit.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun përpara përdorimit nëse keni probleme me veshët (infeksion, perforacion të daulles së veshit).
Informacione të tjera
Madhësia 13 mm.
Mbrojnë nga zhurmat deri në 22Db.
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të thatë në temperaturë ambjenti.
Përbërësit
Silikon i injektuar.

Të tjerët gjithashtu blenë