ALGAL GOCCE 12ML

 
 
Algal Biotranding është një suplement ushqimor në formë pikash, bazuar në Acidin Dokosaheksaenoik (DHA), që plotëson nevojat e shtuara të këtij përbërësi. Përbërja kontribuon në zhvillimin e foshnjave deri në 12 muajsh. DHA është thelbësore për zhvillimin e trurit dhe shikimit tek fëmijët dhe mbështet zhvillimin e sistemit nervor. DHA (acidi dokosaheksaenoik) është acidi yndyror primar Omega-3 në tru dhe është veçanërisht i rëndësishëm gjatë viteve të para të jetës kur truri, sytë dhe sistemi nervor po zhvillohen. Me ëmbëlsues, pa gluten dhe laktozë.  
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet për foshnje deri në 1 vjeç të marrin 10 pika në ditë (100 mg). Tek nëna në laktacion rekomandohet të marrin 20 pika në ditë (200 mg) për të gjithë periudhën e ushqyerjes me gji.