Modilac Doucea 1 Qumësht Formulë Për Foshnja 0-6 Muaj 800 G

 
 
Qumësht formulë i dizajnuar për të porsalindurit dhe foshnjat deri në 6 muaj. Një zëvendësues shumë i mirë i qumështit të gjirit për të gjitha nënat që nuk mund të ushqejnë dot fëmijën e tyre me qumësht gjiri. Formula e tij ofron lëndët ushqyese të domosdoshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Është i butë për sistemin tretës dhe perfekt për të plotësuar nevojat ushqyese të foshnjës tuaj.
Udhëzime për përdorim
  • Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe biberonat.
  • Ziejeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni instruksioneve të ushqyerjes) për në shishen e sterilizuar.
  • Përdorni lugën që ndodhet në paketim dhe nivelojeni çdo lugë me thikë të pastër.
  • Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë. (Referohuni instruksioneve të ushqyerjes).
  • Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
  • Ftoheni shishen të arrijë temperaturën 37°C.