Pampers Harmonie 2 (4-8 KG) 39 Fije

 
 
Pelenat Pampers Harmonie 2 janë të përshtatshme për bebat me peshë 4-8 kg dhe paketimi përmban 39 pelena. Janë shumë delikate për lëkurën e bebit tuaj, janë hipoalergjike, të testuara dermatologjikisht, përmbajnë 0% parfum, janë çertifikuar Standard 100 nga OEKO-TEX dhe janë aprovuar nga dermatologët e Aleancës së shëndetit të lëkurës. Krijuar me pambuk premium, fibra të buta me origjinë bimore dhe materiale të tjera të përzgjedhura me kujdes. Prania në formulim e materialeve që lejojnë qarkullimin e ajrit, siguron një lëkurë të freskët e rehati në çdo moment të ditës për beben tuaj.
 
Garantojnë thatësi deri në 12 orë dhe janë të pajisura me një indikator lagështire i cili tregon kur është koha e përshtatshme për të ndërruar pelenat.
Udhëzime për përdorim
Ndërrojini pelenat e foshnjes çdo 2-3 orë ose sa herë është e nevojshme. Bebi mund të urinojë çdo 1-3 orë dhe mund të dalë jashtë 2-5 herë. Pelenat e Pampers janë të pajisura me një indikator lagështie që ndryshon ngjyrë nga e verdhë në blu kur është koha e duhur për të ndërruar pelenat e foshnjes suaj.