Fortex Sedaton 20 Kapsula
Suplement ushqimor me ekstrakte bimësh, Magnez dhe Vitaminë B6 për funksionimin normal të sistemit nervor. Synon të pakësojë gjendjen e ankthit, stresit dhe të përmirësojë performancën mendore. Ekstraktet e Humulusit (sumbullajes) dhe Valerianës, ndihmojnë në pakësimin e ankthit dhe stresit. Përmirësojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Mbështesin funksionin normal të sistemit kardiovaskular. Magnezi dhe Vitamina B6, pakësojnë lodhjen, kontribuojnë për një sistem mendor normal, mbështesin proçeset metabolike që shoqërohen me çlirim energjie dhe balancën elektrolitike. Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose po përdorni medikamente të tjera me veti sedative, këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij produkti. Nuk ndikon në aftësinë për të ngarë makinën apo për të punuar. Nuk shkakton varësi.
Udhëzime për përdorim |
Për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç rekomandohet të marrin 1-2 kapsula në ditë. Në rastet e irritimeve dhe gjendjeve tepër të tensionuara konsumoni 1 kapsul në mëngjes dhe 1 kapsul në darkë. Nëse keni probleme me gjumin konsumoni 1-2 kapsula në darkë, para gjumit. Për të mbajtur një sistem mendor në gjendje normale konsumoni 1 kapsul në ditë. Mos tejkaloni dozat ditore të rekomanduara.
|
---|