Vitabiotics Jointace Sport 30 Tableta

 
 
Jointace Sport është suplement që përmban proteina, minerale dhe vitamina që përdoret për të mbështetur shëndetin e kockave, kyçeve dhe kartilagjeve. Formula është e pasuruar me Bromelainë dhe Acid Hialuronik të cilat kontribuojnë në mirëmbajtjen e indeve lidhëse. Glukozamina dhe Kondroitina ndihmojnë në ndërtimin e strukturës së kartilagjeve. Ekstrakti i Xhinxherit redukton inflamacionin si dhe lehtëson dhimbjen. Vitamina D, Zinku dhe Magnezi luajnë një rol thelbësor në shëndetin e kockave.

 
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merret 2 tableta në ditë gjatë vaktit kryesor. Gëlltiteni me një gotë ujë ose me një lëng të ftohtë. Gëlltiteni pa e përtypur.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.


 
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësuse të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse:
Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
Keni alergji nga ndonjë ushqim.
Vuani nga epilepsa.
Keni alergji nga ndonjë prej përbërësve.


 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
 
Përbërësit
Sulfati i Glukozaminës (si Klorur Kaliumi) (nga peshku/butakët), Maltodekstrina, agjent shtues: Celulozë Mikrokristaline, Hialuronat Natriumi, Kondroitin sulfat natriumi (nga peshku), Vitaminë C (Acid Askorbik [Mbartësi: Gliceril Tristearat]), Veshje tabletash: (Hidroksipropilmetilcelulozë, Glicerinë, Ngjyra me burim natyal: [Oksidet e hekurit]), Celuloz e ndërlidhur, Agjentë anti glomerues: Acidi Stearik, Stearat magnezi dhe Dioksidi i Silikonit, Vitamina E (Suksinat i Acidit tTokoferil D-Alfa) (nga Soja), Sulfat Zinku, Bromelainë, Sulfat Mangani, Ekstrakt i rrënjës së Xhenxhefilit, Vitaminë D3 (Kolekalciferol [bartës: Akacie, Saharozë, Niseshte misri, Trigliceride me zinxhir të mesëm, Antioksidant: DL-Alfa Tokoferol]), Sulfat i Bakrit, Acidi Folik, Selenat Natriumi, Vitamina B12 (si Cianokobalaminë)