Innventa Serapinn Forte 10 Kapsula
Serapinn Forte është një kapsulë gastrorezistente që përdoret për traktin respirator, inflamimin e membranave të buta, për kockat, kyçet, muskujt dhe sistemin riprodhues. Serapinn Forte përmban serapeptazë (enzimë proteolitike) që përdoret për trajtimin e të gjitha gjendjeve shëndetësore origjina e të cilave janë infeksionet. Ka efekt kundër inflamacionit, kundër edemave, mukolitik, fibrinolitik.
Indikacione |
Në kirurgji: të enjturat post- operacionale dhe mpiksja e gjakut, lehtësimin e kollitjes për nxjerrjen e gëlbazës pas anestezisë.
ORL: sinuset akute, kronike, otitis media (sëmundje inflamatore të veshit të mësëm), tonsilit akut (infeksionet akute të bajameve), laringit, faringit.
Obsetrikë dhe Gjinekologji: Mastopati (çrregullime të gjoksit që shkaktojnë dhimbje), adnexitis (infeksion i kisteve adneksale të uterusit), salpingitis (infeksion i gypave Fallopian).
Ortopedi: artrit dhe osteoartrit reumatoid, pas intervenimeve kirurgjikale, fraktura, tendinitis (infektimi i tendinave).
Stomatologji: gingivitis (pezmatimet e mishrave të dhëmbëve), periodontit, pas ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë apo nofulla.
Pulmonologji: bronkit, kollitje të vështirësuar gjatë bronkitit, astma bronkiale.
Kur përdoret njëkohësisht, me antibiotikët Serapinn Forte rrit veprimin e tyre.
|
---|---|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merret 1-2 kapsula në ditë të gëlltiten me 200 ml ujë.
Serapinn Forte duhet të merret 1 orë para ose dy orë pas vaktit ushqimor.
Gjatësia e terapisë së rekomanduar është 7-10 ditë.
|
Paralajmërime |
MOS e përdoni nëse jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjën me gji.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj nëse:
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në temperaturën deri në 25°C në vende të mbrojtura nga dielli dhe drita.
Nuk përmban gluten dhe ngjyrues artificialë.
|
Përbërësit |
Përbërësit aktive: Serapeptaza 60 mg
Përbërës të tjerë: Agjentë për rritjen e vëllimit: Celulozë Mikrokristalore, Serapeptazë, Hidroksipropilmetil, Celulozë dhe Gomë Xhelatinoze ( Kapsula), Agjent që stimulojnë shpërbërjen: Magnesium-Stearat.
|