ALORA - 20 TABLETA

Alora është një suplement ushqimor që përmban esktrakt të Passiflora incarnata (Lule Pasioni) që ka veti qetësuese, antispazmodike dhe analgjezike. Përdoret për lehtësimin e simptomave të gjendjeve si ankthi, çrregullimet e gjumit, sëmundjet gastrointestinale dhe kardiovaskulare me naturë nervore dhe në formën e lehtë e depresionit.
 
Udhëzime për përdorim
Përpara përdorimit, lexoni gjithmonë fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
  • Për efektet qetësuese gjatë gjithë ditës, këshillohet të merrni një dozë orale prej 100mg, tri herë në ditë, para ngrënies.
  • Për trajtimin e çrregullimeve të gjumit, këshillohet të merrni një dozë orale 200-300mg, një herë në ditë, një orë para gjumit.
Paralajmërime
Alora nuk rekomandohet të përdoret për fëmijët nën 3 vjeç, gratë shtatzënë ose që ushqyejnë me gji.
Nuk rekomandohet për personat që po trajtohen me barna për alkolizmin ose për depresimin e sistemit nervor qendror.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
MOS e tejkaloni dozën e rekomandor ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete te balancuar, të larmishme dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
 
Kujdes:
Konsultohuni me doktorin tuaj përpara se tua jepni këtë bar fëmijëve të moshës 3-12 vjeç.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti kartoni/paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
 
Përbërësit
100 mg Passiflora (Passiflora) ekstrakt i standardizuar i thatë që përmban 3.5% flavonoide si vitexin, Okside hekuri i kuq (E172).