Walmark Urinal Express pH 6 Bustina

 
 
Walmark Urinal Express është suplement që ndihmon në reduktimin e simptomave nga infeksionet e traktit urinar. Përmban citrat kaliumi, citrat natriumi, pluhur lëngu i Boronicës së kuqe dhe ekstrakt i gjetheve të Thuprës. Neutralizon pH acid të urines. Rrit lehtë diurezën. Boronica ndihmon në eleminimin e infeksionit nga trakti urinar. Citrati i kaliumit dhe natriumit shkakton një rritje të bikarbonateve të plazmës, duke rritur kështu pH e gjakut dhe urinës për të reduktuar shqetësimin e infeksionit të traktit urinar. Ato ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të cistitit, duke e bërë urinën më pak acidike dhe drejtpërdrejt reduktojnë djegien dhe dhimbjen. Ekstrakti i thuprës Betula pendula. Ka një veprim diuretik, i provuar se rrit volumin e urinës për të arritur pastrimin e traktit urinar përmes urinimit. Ai gjithashtu mbështet shëndetin e traktit të poshtëm urinar dhe funksionin e veshkave.

 
Udhëzime për përdorim
Tretni një bustinë në 200 ml ujë, përzieni mirë dhe pijeni. Pini 3 herë në ditë. I përshtatshëm vetëm për përdorim afatshkurtër prej 2 ditësh.