PICO D3 ME PIKA - 15 ML

Pico D3 me pika për fëmijë është një suplement ushqimor që ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të vitaminave D, A, E dhe acideve yndyrore të Omega-3 DHA. Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në formimin e kockave si dhe në përthithjen e kalçiumit dhe fosforit. Vitamina E shërben si antioksidant i fuqishëm ndërsa Vitamina A ndikon në përmirësimin e shikimit te fëmijët. Rekomandohet këshilla e mjekut për mënyrën e përdorimit për moshat pediatrike nën 3 vjeç.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin e produktit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohen 12 pika (e barabartë me 0.5 ml) një herë në ditë.
Për përdorim korrekt gjatë 3 viteve të para të jetës rekomandohet të flisni me doktorin tuaj.
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësues të një diete të balancuar dhe të larmishme apo një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS merrni produkte të tjera (barna dhe/ose suplemente ushqimore) që përmbajnë Vitaminë D.
 
Kujdes:
Flakoni rekomandohet të përdoret brenda 4 javëve nga momenti i hapjes.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Përbërësit
Vaj bimor (luledielli), vaj nga algat me një minimum prej 40 % DHA (schizochytrium, antioksidantë: palmitat askorbili), Vitamin D3 (Kolekalciferol).