APHARM SIDERIX PLUS 10 FLACONCINI

 
 
Siderix Plus është një suplement në formë të lëngët me Hekur, Vitaminë C dhe B6, i përdorur te njerëzit me nivele të ulëta të këtyre elementeve.
  • Hekuri - kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës.
  • Vitamina C - rrit përthithjen e hekurit.
  • Acidi folik - kontribuon në zvogëlimin e lodhjes dhe këputjes.
  • Vitamina B6- ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Bakri - kontribuon në transportin normal të hekurit në trup.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e paketimit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Rekomandohet të merrni 1 flakon në ditë.
  1. Rrotullojeni kapakun në drejtim të akrepave të orës derisa pluhuri të derdhet në flakon
  2. Tundeni mirë
  3. Hiqeni kapakun dhe konsumoni produktin.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni nëse vuani nga alergjitë ndaj ndonjë prej përbërësve.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Ruhet në vend të thatë në temperaturën e dhomës.
Përbërësit
Agjentët Shtues: Celuloza Mikrokristaline, Maltodekstrina, Vitamina C (Acid Askorbik), Agjentë Anti-Glomerues: Dioksid Silici, Stearat Magnezi; Vitamina B6 (Piridoksinë Hidroklorur), Glukonat Bakri, Acid Folik.
Ujë, Stabilizues; Sorbitol; Mikrokapsula Lipofer (Pirofosfat Hekuri), Korrigjues i Aciditetit: Acid Citrik Trashës: Gomë Ksantani; Konservues: Sorbat Kaliumi, Benzoat Natriumi; Aromatizues, Ëmbëlsues, Sukralozë.