FERMENT FLOR FORTE - 10 FLAKONE
FermentFlor forte është një suplement me vitamina B dhe Probiotikë të përdorur në raste diarreje, gjatë dhe pas trajtimeve me antibiotikë ose në një dietë të paekuilibruar. Vitaminat B luajnë një rol thelbësor në metabolizëm. Vitaminat B12, B6 dhe acidi folik fuqizojnë sistemin imunitar. Fermentet laktike përmirësojnë tretjen dhe rivendosin florën normale të zorrëve.
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merrni 1-2 flakone në ditë, në interval të rregullta kohore gjatë ditës.
Shtypni kapakun në mënyrë që përmbajtja e tij të bjerë në tretësirë. Tundeni mirë.
Hapeni kapakun dhe pijeni përmbajtjen menjëherë.
Mund të merret i paholluar ose i holluar me lëngje të tjerë.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente, të ndjeshme nga drita).
Nuk përmban: Gluten, Laktozë, Ngjyrues artificialë dhe Ëmbëlsues artificial
|
Përbërësit |
Përbërësit në flakon: Ujë, Fruktozë, alfa-GOS (alfa-gluko-oligosakaride), Lëng limoni, Aromë, Konservues: Sorbat kaliumi.
Përbërësit në kapak: Përzierje FermentFlor plus (Lactobacillus plantarum 14D, Bifidobacterium a. Lactis Bi 1, Lactobacillus rhamnosus LR1, Lactobacillus acidophilus LA1), Agjentë antiglomerues: Dioksid silici, Kripëra vegjetale të magnezit, Amidon misri, Pantotenat kalciumi (Vitaminë B5), Klorhidrat piridoksine (Vitaminë B6), Riboflavinë (Vitaminë B2), Klorhidrat tiamine (Vitaminë B1), Acid Pteroilmonoglutamik (Acid folik), Cianokobalaminë (Vitaminë B12).
|