FORTAVIT - 60 TABLETA
Fortavit është një suplement me vitamina dhe minerale të përdorura tek njerëzit që kanë mungesa të këtyre elementeve. Vitamina C përdoret për të ruajtur funksionin normal të sistemit imunitar dhe nervor. Vitaminat B përdoren për të furnizuar trupin me energji. Vitamina E dhe Zinku mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Vitamina D dhe Kalçiumi janë të dobishme në rritjen e kockave, muskujve dhe dhëmbëve. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës.
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merrni 1 tabletë çdo ditë. Gëlltiteni pa e përtypur.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
|
Përbërësit |
Fosfat kalciumi, Agjentë shtues: Celulozë mikrokristalore, Oksid magnezi, Acid askorbik (Vitaminë C), Fosfat hekuri, Acetat DL-alfa-Tokoferili (Vitaminë E), Nikotinamid (Vitaminë PP), Agjentë veshës: Hidroksipropilmetilcelulozë, Oksid zinku, Klorur kromi, Agjentë antiglomerues: Stearat magnezi vegjetal, Dioksid silici, Klorhidrat piridoksine, (Vitaminë B6), Mononitrat tiamine (Vitaminë B1), Riboflavinë (Vitaminë B2), Karbonat magnezi, Ngjyrues: Dioksid titani, Agjentë antiglomerues: Acid stearik vegjetal), Citrat bakri, Filokinon (Vitaminë K1), Cianokobalaminë (Vitaminë B12), Ngjyrues: Oksid hekuri, Acid Pteroilglutamik (Acid folik), Jodur kaliumi, D-biotinë (Vitaminë H), Selenit Natriumi.
|