Now Niacin 500 mg 100 Tableta

 
 
Suplement ushqimor me bazë Vitaminën B3 (Niacinë). Niacina (Vitamina B-3) është një vitaminë thelbësore e grupit B, e nevojshme për një shëndet të mirë. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit LDL dhe rrit HDL, ul nivelin e triglicerideve, parandalon sëmundjet e zemrës, nxit funksionet nervore dhe redukton simptomat e artritit. Ky suplement përmban Inositol Hexanicotinate, një formë e Niacinës që përmban gjashtë molekula Niacinë të lidhura në një molekulë Inositoli të vetme. Ajo zbërthehet ngadalë në organizëm duke çliruar Niacin dhe Inositol. Niacina në këtë mënyrë vepron në mënyrë optimale dhe shmang efektin e skuqjes tek personat që nuk e tolerojnë këtë produkt.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, të shoqëruar me ushqim. Vetëm për të rriturit. Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë/laktacion, merrni mjekime ose keni një gjendje mjekësore (probleme të mëlçisë, ulçera stomaku, diabeti, përdhes). Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni produktin në një vend të freskët dhe të thatë pas hapjes.