Sanavita Hekur Aktiv 14 Bustina Të Lëngshme

 
 
Sanavita Ferro Active është një suplement ushqimor me hekur dhe acid folik. Hekuri shërben për formimin e rruazave të kuqe të gjakut, hemoglobinës, transportin normal të oksigjenit dhe reduktimin e lodhjes. Acidi folik kontribuon në rritjen e indeve të nënës në shtatzëni dhe në prodhimin normal të rruazave të gjakut. Hekuri në formën e bisglicinatit përthithet më mirë në organizëm dhe tolerohet nga stomaku.
 
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet 1 bustinë në ditë, mund të merret i plotë ose pak i holluar me ujë (150ml); mundësisht në mëngjes ose pas buke.
 
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e përdorni në rast hipersensiviteti ose alergjie ndaj ndonjë prej përbërësve.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
 
Informacione të tjera
Nuk përmban Gluten.
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, në temperaturë jo më shumë se 25°C, larg dritës dhe lagështirës dhe burimeve të nxehtësisë.
Afati minimal i ruajtjes i referohet produktit të ruajtur në një kuti të paprekur dhe në kushte optimale.
Përbërësit
Ujë, Fruktozë, Lëng i koncentruar molle, Bisglicinat hekuri, Acidifikues:Acid citrik, Lënd trashëse: Gomë Ksantan, Konservues: Sorbat kaliumi, Benzoat natriumi,Ëmbëlsues: Sukralozë, Acid folik (Acid pteriol-monoglutamik).
 

Të tjerët gjithashtu blenë