Tonotil 10 Flakonë

 
 
Tonotil është një suplement me 4 amino-acide dhe Vitaminë B12 që përdoret për të siguruar energji në trup. Aminoacidet kontribuojnë në funksionimin normal të organizmit në rastet e stresit, ankthit, pagjumësisë, mungesës së oreksit dhe ushtrimeve fizike të tepërta. Ndihmojnë në pakësimin e lodhjes fizike dhe mendore dhe rrisin aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar pas shërimit nga sëmundjet. Vitamina B12 luan një rol thelbësor në metabolizëm duke ndihmuar në shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji dhe është e përshtatshme në rastet e një diete të varfër me vlera ushqyese.
Indikacione
Përdoret në:
  • Fëmijët dhe të rinjtë gjatë studimit dhe gjatë provimeve, gjatë ushtrimeve fizike, me anoreksi ose me një dietë të varfër.
  • Njerëzit gjatë fazës së shërimit nga sëmundjet ose operacionet.
  • Njerëzit që vuajnë nga stresi dhe ankthi.
  • Personat që ndjekin një dietë të rreptë (Diabetikët, Personat që duan të humbin peshë, Vegjetarianët)
  • Të moshuarit (kur aftësia e organizmit për të përthithur lëndët ushqyese zvogëlohet).
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merrni 1 shishe në ditë, në mëngjes.
Hiqni kapakun metalik të shishes.
Shtypni pistonin e kuq që përbërësit e kapakut të bien në tretësirë.
Tundeni mirë shishen. Hiqeni kapakun dhe holloni tretësirën në një gotë me ujë.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të përdorni nëse jeni:
  • Shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
  • Merrni barna të tjera.
  • Vuani nga ndonjë sëmundje.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk përmban glukozë.
Përbërësit
Përbërësit në kapak: L-Fosfotreoninë, L-Glutaminë, Hidroksokobalaminë (Vitaminë B12).
Përbërësit në shishe: L-Fosfoserinë, L-Argininë, përbërës të tjerë.

Të tjerët gjithashtu blenë