IMUFORTE - 12 BUSTINA

Imuforte është një suplement bimor me speciet e Ekinaces dhe bimë të tjera, Beta-glukan dhe Vitaminë C që përdoret për funksionin normal të sistemit imunitar. Ekinacea mbron trupin nga bakteret dhe rrit numrin e rruazave të bardha të gjakut. Beta-glukani stimulon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve dhe infeksioneve. Vitamina C ka veti antioksiduese.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merren 1-2 bustina në ditë, të tretura në një gotë me ujë, preferohet larg vakteve.
Paralajmërime
MOS e përdorni për një kohë të gjatë pa u konsultuar me mjekun.
MOS e përdorni në raste patologjish si Tuberkulozi, Leukozë, Kolagjenozë, Sklerozë multiple, SIDA, HIV ose çrregullime autoimune.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj familjes së bimëve Asteracea ose nga ndonjë prej përbërësve të tjetë.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse jeni shtatëzanë ose po ushqeni fëmijën me gji.
 

 
 
Informacione të tjera
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Mbajeni larg fëmijëve nën moshën tre vjeçare.
Përbërësit
Maltodekstrinë, Bikarbonat natriumi, Acidifikues: Acid tartrik, Acid citrik, Vitaminë C (Acid askorbik), Ekstrakt i thatë i rrënjës Astragalus membranaceus ekstr. në 16% polisakaride, Betaglukan, Echinacea purpurea ekstr. në 4% polifenole, Ekstrakt i thatë i rrënjës Uncaria tomentosa ekstr. në 3% alkaloide, Ekstrakt i thatë i rrënjës Echinacea angustifolia ekstr. në 0,6% në ekinakozid, Aromë, Sukralozë.

Të tjerët gjithashtu blenë