PharmaGuida Bimbovit D3 Pika Nga Goja 15 ML
Bimbovit D3 është një suplement ushqimor për foshnjat që ditët e para të jetës dhe fëmijët që përmban Vitaminë D3. Vitamina D kontribuon në mirëmbajtjen e kockave. Kontriubon në përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit dhe në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak. Gjithashtu Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar të fëmijëve.
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëpërshkruesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet për foshnjat 4-8 pika në ditë.
Tek foshnjat gjatë vitit të parë të jetës rekomandohet 4 pika në ditë.
Hidheni direkt në gojën e fëmijës ose shtojeni në qumësht të vakët.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësuese të një diete të larmishme, të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e merrni këtë suplement nëse jeni alergjik ndaj njërit prej përbërësve.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti kartoni.
Ruhet në vend të freskët dhe të thatë larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë në temperaturën e dhomës.
Pasi shishja të jetë hapur, konsumojeni brenda 30 ditëve.
|
Përbërësit |
Vitamina D3 (Kolecalciferol), Acide yndyrore me zinxhir të mesëm (Vaj Kokosi).
|