ZIXOL PLURIDOSE - 8 ML

Zixol është një bar i lëngshëm steril në pika zëvendësues i lotit natyral me Klorur natriumi, Acid Hialuronik dhe Sulfat Zinku që përdoret për të mbrojtur sipërfaqen e syrit.  Acidi hialuronik ka efekte lubrifikuese.  Sulfati i zinkut hidraton sipërfaqen e syrit në rastet e tharjes së shkaktuar nga stresi, era, smogu, përdorimi i lenteve të kontaktit, etj. Ky produkt mund të përdoret për të hidratuar sytë gjatë trajtimeve kundër alergjisë.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
Zixol mund të përdoret disa here gjatë ditës.
Përpara përdorimit hiqni vulën e sigurisë dhe kapakun mbrojtës. Anojeni kokën mbrapa, duke mbajtur qepallën e poshtme të syrit, aplikoni një pikë solucion në sy.
Paralajmërime
Shmangni kontaktin e pikatores me sipërfaqen e syrit.
MOS përdorni nëse jeni alergjik nga ndonjë prej përbërësve të produktit.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit nëse merni barna të tjera.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Produkti duhet të përdoret brenda 3 muajve pas hapjes.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk përmban konservues.
Përbërësit
Klorur Natriumi, Citrati tribazik i natriumit anhidër, Acid Hialuronik, Sulfat Zinku heptahidrat, Acid Citrik, Ujë i Purifikuar.