Dite e Nate

Antistaminikë dhe Barna për Alergji

Alergjitë mund të ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj duke shkaktuar teshtima, kruarje të syve, hundë të bllokuara apo kruarje të lëkurës. Këto simptoma shfaqen si pasojë e kontaktit me polenin, pluhurin, qimet e kafshëve, ushqime të caktuara ose metale si nikeli. Alergjitë sezonale intensifikohen në pranverë dhe vjeshtë, ndërsa ato kronike janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Në Ditë e Natë do të gjeni antistaminikë efektivë për të kontrolluar simptomat dhe për të rifituar mirëqenien tuaj. Zbuloni gamën tonë dhe gjeni produktin e përshtatshëm.
Duke shfaqur 17 rezultate
- 10%

Allergovis 15 mL

1,250ALL1,125ALL
In stock

Ksivozan tablets 5 mg 30

1,334ALL
In stock

Cetirizine Abc 10 mg × 20 tablets

301ALL
In stock

Rinasek 2.5 mg + 60 mg x 20 tablets

486ALL
In stock
- 10%

Allergo Stop Mouth Drops 50 ml

1,050ALL945ALL
Out of stock

Agelmin 10 mg - 20 tablets

664ALL
Out of stock

Aria-Des 5 mg x 20 tablets

440ALL
In stock

Clarus 0.5 mg/mL syrup - 150 mL

875ALL
In stock

Mebhidroline 50 mg - 30 tablets

404ALL
In stock

Lordes 2.5 mg/mL Syrup x 150 mL

392ALL
In stock

Lordes 5 mg - 20 film-coated tablets

373ALL
In stock

Alrinast Syrup 2.5 mg/5 ml - 150 ml

1,020ALL
In stock

Flonidan 10 mg - 10 tablets

106ALL
In stock

Antistaminikë: Zgjidhje për Kontrollin e Alergjive

Kur trupi juaj reagon ndaj një alergeni, sistemi imunitar prodhon histaminë - substanca që shkakton simptomat. Antistaminikët bllokojnë këtë proces, duke ulur inflamacionin dhe duke dhënë lehtësim të shpejtë. Rezultati? Më pak kruarje, teshtima të kontrolluara dhe frymëmarrje më e lehtë.

Alergjitë sezonale: Polenet dhe gramineacet

Pranvera dhe vjeshta sjellin alergji ndaj poleneve me simptoma tipike: sy që lotojnë, hundë e bllokuar, teshtima të vazhdueshme. Shpesh shoqërohen me kollë të lehtë që bëhet e bezdisshme natën. Antistaminikët për alergjitë sezonale veprojnë brenda disa orëve, duke ju lejuar të shijoni natyrën pa shqetësime.

Riniti alergjik: Simptoma gjatë gjithë vitit

Nëse simptomat vazhdojnë gjatë gjithë vitit, mund të vuani nga rinit alergjik kronik. Ai shkaktohet nga pluhuri i shtëpisë, akarët, mykët, ose qimet e kafshëve.Hundë e bllokuar në mënyrë të vazhdueshme, teshtima sidomos në mëngjes dhe ndjesi presioni në zonën e ballit janë disa nga shenjat tipike. Trajtimi i duhur ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes dhe në lehtësimin e përditshmërisë. Nëse simptomat shoqërohen me ftohje të shpeshta,  këshillohuni me farmacistin tonë për zgjidhjen më të përshtatshme.

Reaksione lëkurore: Kruarje dhe skuqje

Alergjitë nga kontakti shkaktojnë kruarje intensive, skuqje, ose reaksione urtikariale. Substanca si nikeli, produktet kozmetike, detergjentët apo disa ushqime mund të jenë faktorët shkaktarë. Antistaminikët me efekt qetësues ndihmojnë në reduktimin e kruarjes dhe inflamacionit. Në rastet e alergjive të lëkurës më të komplikuara trajtimi mund të kombinohet me produkte dermatologjike.

Si të zgjidhni produktin e duhur

Këto janë faktorët kryesorë:
  • Lloji i simptomave - respiratore, lëkurore, ose të dyja
  • Kohëzgjatja - sezonale apo të vazhdueshme gjatë gjithë vitit
  • Intensiteti - të lehta, mesatare apo të forta
Farmacistët tanë ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më efektive për nevojat tuaja. Për të forcuar sistemin imunitar dhe zvogëluar reaksionet alergjike, mund të konsiderohen vitamina dhe suplemente specifike. Në Ditë e Natë do të gjeni produkte në forma të ndryshme tableta, pika orale dhe sprej nazal  nga prodhues të besueshëm. Zbuloni produktet dermatologjike të dedikuara për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj alergjive.

Markat tona kryesore:

More information

Customer care

Hënë - Shtunë: 09:00 – 19:00

Subscribe

Get notified about our news and offers

© 2026 Pharmacy Ditë e Natë - Albania • Privacy policy • All right reserved. • Built by NMC Soft