Rinasek përmban substancën aktive Triprolidin dhe Pseudoefedrinë. Triprolidina është një antihistaminik (antialergjik) i cili përdoret për të trajtuar alergjitë dhe për të reduktuar simptomat e saj (teshtima, sekretimi nga hunda, lotimi i syve). Pseudoefedrina ngushton enët e gjakut në zonën e hundës dhe në këtë mënyrë çon në ulje të ënjtjes së mukozës të hundës.