Contrahist 5 mg është një medikament antialergjik që përmban levocetirizinë. Përdoret për lehtësimin e simptomave të alergjisë, si teshtimat, rrjedhja ose kruajtja e hundës, kruajtja dhe lotimi i syve, si edhe për simptomat e urtikaries, si kruajtja dhe puçrrat në lëkurë. Çdo tabletë përmban 5 mg levocetirizinë.