Gjithçka duhet të dini mbi kremin e diellit

Gjithçka duhet të dini mbi kremin e diellit. Çfarë është kremi me faktorë SPF Kremi i diellit është një pjesë e rëndësishme e strategjisë që ne zgjedhim për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit ultra vjollcë, paçka se nuk është i mjaftueshëm për një mbrojtje të plotë. I përdorur sipas udhëzimeve të profesionistëve të kujdesisht shëndetësor, përdorimi i kremit të diellit ul riskun e shfaqjes së kancerit të lëkurës (melanoma) dhe parandalon plakjen e saj, përfshirë këtu rrudhat, varjen dhe njollat e moshës.

Çfarë është kremi me faktorë SPF 

Kremi i diellit është një pjesë e rëndësishme e strategjisë që ne zgjedhim për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit ultra vjollcë, paçka se nuk është i mjaftueshëm për një mbrojtje të plotë. I përdorur sipas udhëzimeve të profesionistëve të kujdesisht shëndetësor, përdorimi i kremit të diellit ul riskun e shfaqjes së kancerit të lëkurës (melanoma) dhe parandalon plakjen e saj, përfshirë këtu rrudhat, varjen dhe njollat e moshës. 

Cilin lloj kremi dielli duhet të zgjedhim? 

Kremi më i mirë i diellit për ty është një krem dielli me spektër të gjerë, me SPF mbi 15, por mbi të gjitha, është ai krem që ti do të duash ta përdorësh çdo ditë. Në treg ndodhen 2 kategori kryesore të kremrave të diellit, të cilat përfshijnë kremrat e diellit me faktorë mineralë, dhe ata me faktorë kimik. Kremrat e diellit me faktorë mineralë bllokojnë dhe shpërndajnë rrezet ultra vjollcë, përpara se ato të depërtojnë në lëkurën tonë. Kremrat e diellit kimik kanë përbërës, që thithin rrezet UV, përpara se të dëmtojnë lëkurën. Të gjitha variantet kanë rezultuar efektive dhe të sigurta, megjithatë krahasuar me kremrat e diellit me faktorë mbrojtës kimikë ata me faktorë mbrojtës fizikë kanë më pak gjasa të shkaktojnë acarim të lëkurës.  

Çfarë do të thotë SPF? 

SPF në anglisht do të thothë Sun Protection Factor, pra faktor i mbrojtjes ndaj diellit. Çdo krem dielli ka një numër të caktuar të faktorëve mbrojtës. Numri tregon kohën që i duhet rrezes së diellit UVB të skuqi lëkurën. Pra nëse dikush përdor sipas udhëzimeve një krem me SPF 30, atij do i duhet 30 herë më gjatë për t’u djegur, krahasuar me dikë, që nuk e përdor kremin e diellit. 

Çfarë faktori mbrojtës duhet të zgjedh?  

Nëse qëndroni brenda pjesën më të madhe të ditës dhe keni intervale të shkurtra në diell, mund të përdorni një produkt kozmetik me SPF 15, ose më të lartë. Nëse kaloni shumë kohë në ambiente të jashtme, veçanërisht kur dielli është më i fortë, keni nevojë për një krem dielli me SPF 30, ose më të lartë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se pavarësisht SPF, riaplikimi çdo 2 orë është çelësi i efikasitetit maksimal të kremit të diellit. Është gjithashtu me rëndësi të kuptojmë se kremi i diellit duhet të riaplikohet menjëherë pasi jemi djerstur, apo kemi notuar. 

 Pse me spektër të gjerë të mbrojtjes? 

Kremi mbrojtës konsiderohet me spektër të gjerë, kur na mbron paralelisht nga rrezet ultra vjollcë A dhe B. Në të shkuarën, shumica e kremrave të diellit përfshinin në etiketat e produkteve vetëm informacione në lidhje me mbrojtjen nga UVB (rrezet që shkaktojnë djegien nga dielli), dhe jo UVA (rrezet që shkaktojnë plakje të parakohshme). Tani që rreziqet UVA janë bërë të njohura, ndaj kremi kundër diellit duhet patjetër të jetë me spektër të gjerë.  

A ka krem dielli rezistent ndaj ujit?  

Asnjë lloj kremi dielli nuk është rezistent ndaj ujit. Të gjithë largohen nga uji. Kremrat e diellit, të cilët tregëtohen si rezistent ndaj ujit janë të testuar se nuk qëndrojnë në lëkurë pasi kemi notuar gjatë në ujë. Riaplikoni, riaplikoni, riaplikoni! 

Kur duhet të vendos krem dielli? 

Kremi i diellit duhet të vendoset çdo ditë. Mjekët dermatologë sugjerojnë, që kremi të vendoset 30 minuta, përpara se të ekspozohemi në diell, për t’i dhënë kohë kremit të puthitet me lëkurën. Kremi i diellit duhet të vendosur kurdoherë dalim nga shtëpia, edhe kur koha është e vrenjtur dhe me shi. Arsyeja është se 80% e rrezatimit ultra vjollcë arrin tokën, edhe kur ka re. 

Ku duhet ta vendos kremin e diellit? 

Mjekët dermatologë sugjerojnë që kremi i diellit të aplikohet në të tërë trupin, përpara se të vishemi, për të dalë. Në këtë mënyrë lëkura jonë do të jetë e mbrojtur edhe nëse e hiqni xhaketën, apo shallin. Minimumi që mund të bëjmë është të aplikojmë krem dielli të paktën në të gjithë pjesët e lëkurës që do të ekspozohen nga dielli, përfshirë këtu qafën, dekoltenë, veshët, duart, krahët, kyçet e këmbës, etj. 

Sa krem dielli duhet të përdor? 

Për të përftuar mbrojtjen maksimale nga kremi ynë i diellit sasia e rekomanduar, e mjaftueshme për të mbuluar gjithë trupin e një të rrituri me parametra mesatare trupore është rreth 30ml produkt, pra sa një filxhan çaji. 

Pse duhet të përdor krem dielli? 

Përdorimi i kremit të diellit ul ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve ultra vjollcë, të cilat janë shkaku kryesor i shfaqjes së melanomës. Arsye tjetër me rëndësi është prania në rutinën tonë të produkteve që e bëjnë lëkurën të ndjeshme ndaj dritës, siç është retinoli, apo acidet AHA, BHA dhe PHA. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është për të gjithë ata që kanë probleme me lëkurën, siç janë aknet, mbindjeshmëria e lëkurës, rozacea, etj. 

Cili krem dielli është i duhuri për ju?  

Në farmaci Ditë e Natë mund të gjeni mbrojtjen më të përshtatshme për nevojat e llojit të lëkurës suaj, qoftë ajo atopike, e ndjeshme, e thatë, normale, mikse, apo e yndyrshme. Faktorët SPF të mbrojtjes nga dielli formulohen në trajtë, vaji, qumështi, locioni, kremi, xheli, pomade dhe paste.  

Artikuj të ngjashëm